Sinoptikanët: Era, problem për flakët…

Teksa Shqipëria digjet nga flakët, aspak favorizues nuk duket as moti. Sipas sinoptikanëve vendi do të ketë prezencë të vranësirave dhe rrebeshe shiu gjatë së enjtes, por vetëm në zona të izoluara, për një periudhë të shkurtër dhe jo ne jug.

“Pritet të ketë prezencë të vranësirave kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të territorit  shqiptar duke sjellë rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara shiu, por në sasi të vogël. Në orët e mbrëmjes presim forcim të vranësirave kryesisht në zonat jugore duke krijuar mundësi për rebeshe afatshkurtra”.

Po problem sipas sinoptikanëve mbetet parametri i erës kryesisht në zonat jugore të vendit.

“Parametri i erës mbetet më problematiku pasi ka një fuqizim të saj në tokë me një shpejtësi nga 40 deri 50 km/orë në zonat jugore dhe gradualisht edhe në zonat qendrore. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë një dobësim të parametrit të erës”.

Edhe gjatë se enjtes temperaturat maksimale mbeten në 40 gradë Celsius, ndërsa të premten do të ketë freskim të motit, me një maksimum vlerash prej 34 gradë Celsius.