Si protestojnë amerikanët/ Masat vetizoluese, me antitank dhe automatikë në shesh (fotot)

Rreth 11 protestues kanë tërhequr vëmendjen e amerikanëve por edhe të botës për mënyrën e pazakontë të të protestuarit.

Ata mbanin të hedhura në krahë armë automatike, pistoleta madje njëri kishte edhe antitank, ndërsa i kanë bërë thirrje qeverisë së shtetit të Karolinës së Veriut që të heqë masat vetizoluese dhe të rihapë vendin.

Ata e konsiderojnë shkelje të Kushtetutës së vendit, vendimin për t’u mbyllur në shtëpi.

Të 11 protestuesit e armatosur deri në dhomë, u fotografuan në kryeqytetin këtij shteti, Raleigh, ndërsa ishin shkëputur për disa momente nga protesta dhe po blinin sanduiçë.

Protestuesit sqaruan se ata nuk kishin dalë aty q të protestonin, por vetëm të grumbulloheshin të tregonin qëndrimin e tyre. Madje ishin njerëz të paqtë, kundër përplasjeve.

Policia nuk bëri arrestime për këtë “grumbullim”, ndërkohë që shteti i Karolinës së Veriut ka vendosur që të nisë fazën e parë të hapjes së vendit, ku bizneset do të funksionojnë jo me kapacitetin e plotë.