Shqipëri-Qipro 4:0, Kombëtarja shqiptare e femrave shkëlqeu sot në fushën e blertë…

Kombëtarja e Femrave të Shqupërisë fitoi me poker, 4-0 sot ndaj Qipros, duke dominuar ndeshjen, ndërsa për shkak se Armir Grima, trajneri u infektua me “Covid-19”, ndeshjen e drejtori Dritan Babamusta. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për vajzat tona kuqezi.

Në pjesën e dytë, sërish Shqipëria tregoi supermacinë e vet, mesa duket edhe “Loro Boriçi” i ka sjellë fat, ndërsa u shënuan edhe tre gola të tjerë. Suada Jashari në minutën e 18-të realizoi golin e parë.

Më pas ishte radha e dy futbollisteve të Vllaznisë Megi Doçit dhe Lucie Gjinit të realizonin në minutat 80 dhe 87. Kishte kohë dhe për të shënuar golin e katërt për vajzat kuqezi. Sulmuesja e Karolinës së Veriut Kristina Maksuti, e cila realizoi në minutën e 92-të.

Pas kësaj ndeshje, Kombëtarja e Femrave kuqezi ka dy fitore dhe pesë humnbje, në total shtatë ndeshje të luajtura…