Shoqata e Futbollit të Shkodrës zgjedh kryetarin. Rivali pranon humbjen…

0
90

Lazër Matija është kryetari i ri i shoqatës rajonale të futbollit Shkoder.

Ai doli fitues i garës përballë Kujtim Shabës me rezultatin 15 me 8, ku 23 anëtarë ishin të pranishëm nga 24 me të drejtë vote.

Mbledhja nisi me debate në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” pasi kandidati Shaba kundërshtoi nxjerrjen jashtë të mediave, por kryetari në detyrë Armando Cungu i bëri të qartë rregulloren dhe se proçesi është plotësisht i filmuar.

Akuzat i vijoi edhe jashtë në mbyllje të garës, kandidati humbës Shaba.

Fituesi i garës Lazer Matija, njëherësh president i ekipit të Vllaznisë së femrave, shprehu habi për pretendimet, ndërsa tha se në mbyllje të votimit, rivali e uroi. Ai shpalosi edhe objektivat që do të ketë në këtë detyrë të re.

Me ndryshimet e reja, kjo shoqatë do të ketë 3 delegatë, Lazer Matija, Alfred Pjetri dhe Edi Martini.

Në Asamblen e sotme u propozua për President, Armand Duka, ndërkohë që për anëtar Komiteti Ekekutiv u propozua Fatbardh Jera.

PËRGJIGJU