Shkodër/ Zjarr në çadrat e komunitetit Rom, humb jeten 13 vjeçarja (Video)

Një 13 vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Shkodër ndërsa baraket ku jetojnë komuniteti rom u përfshinë nga zjarri për arsye ende të panjohura.

Viktima është identifikuar si Gj. Dashi.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës me dy mjete kanë ndërhyrë në zonë për shuarjen e flakëve.

Raportohet se janë djegur disa barake.