Shkodër/ Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim

Shkodër/ Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirë organizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.B., 43 vjeç banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për ” Vjedhje”.

Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri.
_
Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë I shtetasve:

•D.H., 43 vjeç banues në Prizren, Kosovë, pasi në vendin i quajtur ‘’Harku i Berdicës’’,u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

•Xh.M., 26 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, në fshatin Vukatanë, Shkodër, me mjetin e tij tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi M. Th. 27 vjeç, banues ne fshatin Spathar, Vau Dejës, I cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

•A.Z., 24 vjeç, banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, pasi në vendin e quajtur rrotondo e Koplikut Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motoçilkletës shtetasi B.H., 76 vjeç dhe bashkeshortja e tij shtetasja T.H., 67 vjeçe banues në Malësi e Madhe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.