Shkodër, shpërthim me tritol në banesën e ish-basketbollistit (Video)

Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra.

Për fat të mirë në banesë nuk kishte persona, pasi Nikolin Arra dhe familjarët e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Si pasojë nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.

Sipas verifikimeve të Policisë, lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës në lagjen “Qaf Hardhi” në Shkodër.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.