Shkodër/ Qytetarët dynden tek Policia, për të nxjerr leje që të lëvizin me automjete…

Ora 06.00 e mëngjesit të së premtes futi në zbatim shtetrrethimin në qytetet kryesore të vendit, përfshirë edhe Shkodren! Lëvizja në rrugë ju rezervua vetëm automjeteve që dispononin një leje nga policia rrugore, të tjerët që sfiduan këtë urdhër u përballën me ndëshkime.

Mbi 50 drejtues mjetesh vetëm në qarkun Shkoder u ndëshkuan me kufizim lëvizje duke ju bllokuar patenta, ndërsa 2 prej tyre u shoqëruan në komisariat pasi kundërshtuan forcat e policisë. Ndërkohë vendimi nuk është pritur mirë nga shumë drejtues mjetesh që kanë shpejtuar prej orëve të para të mëngjesit të kërkojnë një autorizim për të lëvizur në komisariatin e Shkodres. Qytetare bashkebisedim Kërkesat janë nga më të çuditshmet, që prej atyre që duan të kryejnë blerje të ushqimeve për familjen, vizitat në institucionet e ndaluara, e deri tek emergjencat shëndetësore.

Nikolli shprehet i prerë në zbatimin e vendimit, ndërsa thotë se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që shkelin rregullin.

E shtuna dhe e diela pritet të jenë edhe më sfiduese, pasi qytetarët do të synojnë të grumbullohen në zonat turistike pranë Shkodres, si Shirokë – Zogaj, apo edhe bregdeti. Policia do të qëndrojë në kryqëzime, rruge e akse nacionale deri në mesnatën e së dieles që është në fuqi kufizimi i lëvizjeve./RealitetiPost/