Shkodër/ Procedime penale për vepra të ndryshme në qytet dhe rrethina…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. N., 39 vjeçe, banuese në Velipojë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. L., se në dyqanin e tij, kjo shtetase ka këmbyer me lekë, një kartëmonedhë 50 euroshe false.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

  • F. P., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij;
  • E. F., 75 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e tij;
  • D. V., 34 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka thyer një karrige dhe disa gota, në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi B. D., 46 vjeç, se i kanë thyer xhamin e automjetit të tij, që e kishte parkuar në lagjen “Vojo Kushi”. Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet proceduriale iu referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Shpërndaje