
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. C., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi L. P., 50 vjeç, se shtetasi Xh. C. ka furnizuar automjetin, me karburant, dhe ka paguar me një kartmonedhë 50 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar;
-M. L., 32 vjeçe, banuese në Vaun e Dejës, pasi kishte zënë një hapësirë në afërsi të bregut të liqenit të Komanit dhe ushtronte aktivitet me shezlongë dhe çadra, pa leje nga organet kompetente. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çadrat dhe shezlongët.
-Më datë 27.07.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. C., 78 vjeç, se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Bardhaj, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Më datë 27.07.2025, në fshatin Grudë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke dhe për pasojë janë djegur disa pemë ulliri në tokën në pronësi të shtetasit G. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprake
Rreth orës 10:00, shtetasja D. M. ka njoftuar Policinë se bashkëshorti i saj, shtetasi V. M., 57 vjeç, duke prerë dru, në fshatin Xhan, është dëmtuar në këmbë dhe ka mbetur i bllokuar. Shërbimet e Policisë dhe të Urgjencës Kombëtare kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Muriqan–Shkodër”, shtetasi F. F., 62 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Ai po merr mjekin në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




