Shkodër – Policia ndalon dhe procedon disa shtetas për dhunë, aksident dhe konflikte…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin M. B., 53 vjeç, banues në fshatin Dheu i Lehtë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 18 vjeç, banues në fshatin Drisht, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. 18-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. D., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 49 vjeçar;
-F. K., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 50-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje