Shkodër/ Plagoset me thikë një 28 vjeçar…Emri…

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Liria”, pranë urës së bunës.

Burime për RealitetiPost bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Çerçiz Veziri 28 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Shkodres dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen akoma shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën hetimet përkatëse./RealitetiPost/