Shkodër/ Organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarinë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë- Dega Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Hamit Boriçi” për gazetarinë.

Figura të spikatura të medias në vite janë nderuar me çmimin e karrierës “Hamit Boriçi” por edhe më të rinjtë në profesion, kanë marrë çmime vlerësuese. Vlerësime janë dhënë edhe për mediat audiovizive të Shkodrës dhe rajonit.

Ceremonia ishte një mundësi e mirë për të nxjerrë në pah e vlerësuar jo vetëm kontributin e gazetarëve por edhe të mediave lokale e rajonale, parterë të natyrshme të qeverisjes vendore dhe shprehëse e përcjellëse të opinioneve të qytetarëve.

Kjo ceremoni ishte një rast për ti shprehur jo vetëm urimet atyre që morën çmime, por edhe të gjithë gazetarëve dhe mediave me aktivitet në Bashkinë e Shkodrës por edhe në rajonin e Veriut.

Një vlerësim “Mirënjohje” nga kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi edhe për Prof. Dr. Hamit Boriçin, një intelektual i mirënjohur dhe me kontribute si gazetar, pedagog, studiues e historian i gazetarisë.