Shkodër/ Një automjet përfshihet nga flakët e zjarrit

Një makinë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, ditën e sotme në lagjen Skenderbeg. Mësohet se makina është në pronësi të shtetasi P. Naçajt.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.