Shkodër/ Maturantët do bojkotojmë provimin e së martës nëse kërkesat tona nuk merren parasysh…

Testi i maturës shtetërore i matematikës ka ngritur maturantët e qytetit të Shkodrës në ptotestë. Me pankarta në duar grupe maturantësh të gjimnazeve publike dhe jo publike të Shkodrës kanë protestuar para bashkisë dhe bustit të Luigj Gurakuqit, babait të arsimit shqiptar.

Kërkesat e maturantëve janë rishikimi i skemës së vlerësimit të testit të matematikës, ulja e kufirit maksimal të pikëve nga 60 në 50 pikë, në mënyrë që të mos penalizohen në notën finale. Mes protestuesve kishte nxënës ekselentë me mesatare 10.00 të cilët nuk e fshehën zhgënjimin për këtë test, që nuk përputhej me modelin parapërgatitor të QSHA me të cilin kanë punuar prej muajsh.

Sipas maturantëve të Shkodrës testi i matematikës ka qenë një përkthim i çalë i testeve të Universitetit të Kembrixhit, administrimi ditën e provimit ka patur probleme, që nga presionet e vazhdueshme e deri në kontrollin fizik disa herë të tyre gjatë provimit.
Maturantët kanë paralajmëruar që nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Arsimit, ata do të bojkotojnë provimin e fundit të maturës shtetërore, arë të lëndës me zgjedhje që do zhvillohet me 15 qershor./RealitetiPost/