Shkodër/ Dëshira për heroinë detyron Markun të vjedhë dhe të…

Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një çift nga Shkodra, Rozina dhe Markolino. Të dy ata janë njohur që të rinj dhe kanë nisur të merrnin substanca narkotike. Ata prej vitesh tashmë janë përdorues të heroinës dhe e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga kjo varësi. Markolino tregon se ka kaluar rreth 4-5 herë në ovërdozë dhe ka qenë si i vdekur. Madje një herë ai ka qenë në gjendje kome për 1 javë. Dëshira për heroinë i ka detyruar të bënin veprime që nuk duheshin, Markolino ka përfunduar në burg shpesh herë për vjedhje.

Gazetarja: Si ka qenë kjo lufta juaj për ta lënë, jeni trajtuar diku klinikisht.

RozinaPo jam trajtuar tek Qendra Aksion Plus për metadonin. Është bërë një zëvendësim i heroinës me metadonin. Varësi krijon, por është më ndryshe se të bën mirë për disa gjëra. Metadoni është edhe më i dëmshëm se droga nga një anë, por si i thonë asaj fjale të vë në jetë sepse me heroinën duhet të dalësh gjithë ditën për të bërë Lekët e për ta blerë. Kurse metadonin kur çohesh prej gjumit, pi një kafe apo diçka, e pi dhe je ok, tërë ditën nuk ke nevojë të pish më.

Gazetarja: Metadoni është në formën e kokrrave të ilaçeve? E keni dozë të përditshme?

Rozina: Të përditshme sa hap sytë.

Gazetarja: Kjo është një formë e ligjëruar?

Rozina: Po dhe nuk ka asnjë ditë që nuk e marrim. Shkojmë tek poliklinika e Shkodrës, paraqitemi. Në fillim kemi paguar, ka qenë pagesa 20 mijë Lekë të vjetra në muaj, tani e kanë hequr, po bëhen 2 vite e ca. Në drejtohemi tek poliklinika, shkojmë i marrim metadonin dhe ikim për në shtëpi.

Gazetarja: Zëre se ju e mbani trupin në kontroll nga përdorimi i metadonit?

Rozina: Po, ne kemi dhe një problem tjetër, kemi nevojë për një qendër të re. Jemi shumë keq aty ku marrim hapat sepse është vetëm një penxhere e vogël për t’i marrë nga shumë përdorues që jemi në Shkodër. Kemi nevojë për një doktor, për një psikolog gjë që nuk e kemi pasur ndonjëherë.

Gazetarja: Pra nuk keni pasur asnjëherë trajtim psikologjik?

Rozina: Jo asnjëherë, asnjëri prej nesh, as psikolog as doktor.

Ata tregojnë se nuk kanë kërkuar ndihmë tek asnjë institucion sepse kanë menduar që nuk do marrin asnjë përgjigje. Madje Rozina thotë që janë të veçuar nga njerëzit e tjerë sepse e paragjykojnë faktin që ata janë përdorues droge.

Gazetarja: Cila ka qenë hera e fundit që keni kaluar në overdozë?

Marku: Para 5-6 muajsh.

Gazetarja: Nga përdorimi i metadonit?

Marku: Po.

Gazetarja: Cilat ishin pasojat e overdozës së fundit?

Marku: Nuk ka ndjerë gjë në botë.

Rozina: Je në botë tjetër, nxihesh komplet, shkumë nga goja dhe dridhesh si peshku që e nxjerr prej ujit.

Gazetarja: E ke gjetur ti përgjithësisht në momente të tilla, e çon në spital?

Rozina: Po e marr ambulancën dhe e çoj tek urgjenca e spitalit Shkodër.

Gazetarja: Rikuperimi ka qenë i vështirë pasi ke dalë nga ajo gjendje?

Rozina: Po ka qenë aq i vështirë sa ka arritur puna që ka ndenjur 1 javë në gjendje kome në reanimacion.

Gazetarja: Ke pasur frikë në ato momente, a do zgjohet Markolino?

Rozina: Shumë, sidomos kur ka qenë në koma thoja o Zot bëj mrekullinë tënde.

GazetarjaÇfarë ka qenë diçka realisht e rëndë dhe mund ta keni bërë nën efektin e dëshirës për ta blerë heroinën?

Rozina: Vjedhja dhe të biesh në burg, më të rënde se burgu ku ka.

Gazetarja: E keni bërë?

Rozina: Unë jo.

Marku: Unë po.

Gazetarja: Për shkak të vjedhjes, sa ke qëndruar në burg?

Marku: Kam bërë shumë herë, por e shumta 1 vit e gjysmë, dy.

Gazetarja: Po kur futeshe brenda, sërish merrje substanca?

Marku: Në fillim nuk ka pasur burgu Metadon. Kisha krizat më të këqija.

Markolino tregon se ai ka prerë edhe damarët prej heroinës. Është munduar ta lejë dhe kur ka pësuar dhimbje të mëdha në trup, nuk i ka duruar dot dhe ka tentuar të vetëvritej. /tvklan.al