Shkodër, çdo ditë raste të reja me covid-19…

Të vetëdijshëm mbi rrisqet që mbart ky virus, shkodranët duket se kanë vendosur të bashkëjetojnë me covid 19, por pa maska.

Specialistët e Kujdesit Shëndetësor nuk mund të flasin më për vatra, pasi covid 19 ka përhapje komunitare! Problem mbeten asimptomatikët të cilët janë rrezik potencial për infektime

Bluzat e bardha apelojnë drejt qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët duke mbajtur maska dhe distancim fizik.

Që nga nisja e pandemisë në Bashkinë Shkodër ka patur 311 të infektuar, 182 prej tyre bëjnë pjesë në listën e të shëruarve! 5 qyetarë në Shkodër kanë humbur jetën si shkak i covid 19, ndërsa aktualisht janë 106 persona aktiv të izoluar në banesa.