Shkodër/ Arrestohet 60 vjeçari i dënuar me 5 vite burgim

Shkoder vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim nga strukturat e D. V. P. Shkodër. U bë i mundur ndalimi i shtetasit: M. R. 60 vjeç banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka paraqitur urdhërin e ekzekutimit të vendimit me nr. 492 datë 27.03.2018 të Gjykatës se Shkallës Parë Shkodër, e cila e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.