Shkodër – Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim nga Policia…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

V. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Pentar dhe D. Q., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. H., 71 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu u referuan materialet edhe për shtetasen L. P., 37 vjeçe, e cila ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti doli nga rruga, ku u dëmtuan lehtë 4 pasagjerët që udhëtonin me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 50 vjeç, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 69 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi është identifikuar duke marrë një portofol, brenda të cilit kishte disa dokumente identifikimi dhe një shumë monetare që i përkisnin shtetasit kosovar Xh. K., 55 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 53 vjeç, banues në fshatin Dheu i Lehtë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 40 vjeç, banues në fshatin Levoshke, për veprën penale “Kanosja” dhe për shtetasin J. Ç., 38 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;
pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje