Shkodër: Arrestime, ndëshkime dhe hetime për ngjarje të ndryshme në qark…

Shpërndaje

Qarku Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.

Gjithashtu specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Stacionit të Policisë Velipojë, ndëshkuan me masë administrative në vlerën 10 000 lekë, drejtuesin e një automjeti i cili me automjetin e tij, lëvizte në pedonalen e qytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., në fshatin Blinisht. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin maroken Y. E., 23 vjeç, pasi posedonte një leje qëndrimi të dyshuar false.

Me datë 06.08.2025 ka kallëzuar shtetasi P. D., 44 vjeç, se në vitin 2011, një shtetas kishte aplikuar me kredencialet e tij, për t’u pajisur me kartë identiteti. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Me datë 06.08.2025 ka kallëzuar shtetasi A. Z., 20 vjeç, banues në Shkodër, se duke lëvizur me një skuter, 2 shtetas të paidentifikuar që lëviznin me një motomjet, i kanë vjedhur, një qese në të cilën kishte një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje