Shkodër/ 7 Marsi. Vlerësohen mësuesit në prag pensioni…

Në kuadër të 7 marsit Zyra Arsimore Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit zhvilloi një aktivitet në ambjentet e shkollës “Prenkë Jakova”.

Siç e do tradita në kuadër të festës së mësuesit u vlerësuan mësuesit të cilët këtë 7 mars e kanë të fundit në karrierën e tyre pasi janë në prag pensioni, si dhe mesuesit të cilët çdo vit japin kontribut në zona të largëta dhe mes vështirësish.

Mes emocionesh nxënësit performuan këngë, valle dhe interpretime duke ua dedikuar mësuesve, ata të cilët japin çdo ditë nga vetja e tyre, për të ndriçuar brezat e së ardhmes.