Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu…

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veliu u shkarkua pas afatit 100 ditor që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i Veliut, vjen pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku më e rënda ishte vrasja e një efektivi policie në Lezhë.

Edhe një natë më parë, Shqipëria u trondit nga krimi, pasi dy persona u ekzekutuan në atentat në Elbasan