Shitjet e fanellave të kombëtares franceze u rritën 2,400 % pas kthimit të Benzema…

Lajmi për kthimin e Karim Benzema në ekipin kombëtar u prit me entuziazëm të madh në të gjithë botën, veçanërisht në Francë.

Pas gjashtë vitesh, Benzema është përsëri në listën e lojtarëve të publikuar nga trajneri Didier Deschamps, dhe shitja e fanellave flet shumë se sa i mirëpritur është kthimi i tij në ekipin kombëtar të Francës.

asi Deschamps shpalli listën e lojtarëve për EURO2020, ku bën pjesë edhe sulmuesi i Realit, shitjet e fanellave të ekipit kombëtar të Francës u rritën në mënyrë të pabesueshme  me 2,400 përqind.

Kujtojmë, Benzema ishte në qendër të një skandali pasi i kërkoi shokut të tij të skuadrës Mathieu Valbuena 150,000 euro për të mos publikuar një video seksi, dhe për këtë arsye u përjashtua nga ekipi kombëtar.