Shiroka s’mund të ndalet – triumf i artë ndaj Erzenit…

Shpërndaje

KF Shiroka po vazhdon marshimin perfekt në Kategorinë e Dytë, duke regjistruar sot fitoren e gjashtë radhazi. Shkodranët triumfuan në transfertë ndaj Erzenit me rezultatin minimal 0–1.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 50-të, kur kapiteni Vucaj dërgoi topin në rrjetë dhe i dha ekipit tre pikë të arta në një ndeshje të vështirë.

Me këtë sukses, Shiroka ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe merr përkohësisht kryesimin e renditjes, ndërsa pret ndeshjen e Besëlidhjes. Forma e shkëlqyer e skuadrës reflekton punën e qëndrueshme të presidencës dhe stafit teknik.

Të shtunën, Shiroka do të kërkojë të vazhdojë ritmin pozitiv në shtëpi, ku pret Gramshin.

Shpërndaje