Shiroka shkëlqen në derbi, fitore 0–4 ndaj Basanias dhe ndjek nga afër kreun…

Shpërndaje

KF Shiroka ka arritur një triumf të rëndësishëm sot në mesditë, duke mposhtur me rezultat bindës 0–4 skuadrën e Basanias, në derbin e Qarkut Shkodër për Kategorinë e Dytë.

Avantazhi u hap në minutën e 35-të nga Tareck, ndërsa në pjesën e dytë Shiroka dominoi plotësisht. Olamide realizoi dy gola të shpejtë, në minutat 63 dhe 72, duke thelluar epërsinë. Në minutat e fundit, Tareck vulosi rezultatin përfundimtar 0–4, duke i dhënë ekipit një fitore të pastër në transfertë.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për Shirokën në pesë javët e para të kampionatit, me skuadrën që mban vendin e dytë me 12 pikë, vetëm një më pak se kryesuesja Besëlidhja. Me një formë mjaft pozitive, Shiroka pritet të presë në ndeshjen e ardhshme ekipin e Sopotit, me synimin për të vazhduar serinë fituese.

Shpërndaje