
Në ishullin e Shurdhahut, në zemër të Liqenit të Vaut të Dejës, vijon një ndër projektet më të rëndësishme arkeologjike të kohëve të fundit, ku bashkëpunimi ndërkombëtar po hedh dritë mbi historinë e qytetit mesjetar të Sardës.
Postimi i DRTK Shkodër:
Prej ditësh në ishullin e qetë të Shurdhahut në Liqenin e Vau Dejës, aty ku ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës, gumëzhin zhurma e veglave të punës së👷⛏️ arkeologëve.
Projekti kërkimor Shqiptaro-Francez nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla synon dokumentimin e strukturave ekleziale që shenjojnë urbanizmin e qytetit, duke eksploruar një sektor të ri, atë të qytetit të sipërm. Një rrethim i ri doli në dritë, duke e çuar në tre sistemin mbrojtës të Sardës.🏰
Prej vitesh projekti ka ndërmarë dhe studimin e plotë të banorëve mesjetarë praktikat funerare, paleodemografinë, prodhimet e shkëmbimet ndërajonale.
Falë bashkëpunimit të konsoliduar tashmë me DRTK Shkodër, u krye ndërkohë edhe një pastrim i territorit nga vegjetacioni i dendur.
Projekti kërkimor Arkeologjik ” Lugina e Drinit në Mesjetë” realizohet nga Ecole française de Rome, Centre National de Recherche Scientifique, Ministère de l’Europe et des affaires étrangères, INRAP, Institutit Arkeologjisë, me bashkëpunimin e Universitetit të Tiranës dhe Drtk Shkodër.



















