Saraçi: Turp që një ndihmës akademik paguhet më pak se sekretarja në Kryeministri!

Pedagogu Petër Saraçi deklaroi në MCN Live se peticioni i pedagogëve nuk lidhet vetëm me rritjen e pagave, por me dinjitetin e tyre në tërësi.

Ai vuri në dukje se një ndihmës akademik paguhet më pak se një sekretare në Kryeministri.

Po ashtu Saraçi e konsideroi se diskriminim hapjen e doktoraturave vetëm për universitetet private dhe jo ato publike.

Nuk është një peticion i vonuar. Është një peticion për rikthimin e dinjitetit të figurës së pedagogut dhe gjendjes së universiteteve. Nuk është vetëm për rrogat. Janë kërkesa minimale. Nuk është thjesht rroga. Ne kemi një VKM i cili përcakton se sa duhet të jenë pagat e punonjësve të sistemit universitar. Është bërë një ndryshim në vitin 2017,por më pas është anuluar rritja e pagave. Nga një anë është rritur rroga, por nga ana tjetër ka hequr dy tre fishin e asaj rroge. Ndihmës akademikët paguhen më pak se një sekretare në kryeministri, është turp kush e dëgjon, sepse ata përballen me kimikate. Doktoratura është hapur para disa vitesh por vetëm për universitetet private. Është diskriminim i pastër, është qesharake. Kategoria e profesorëve më të mirë është në publik”.