Rrugëve të Laprakës me pistoletë në brez, arrestohet 29-vjeçari palestinez…

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar palestinez, i cili qarkullonte me armë zjarri.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A. D.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.