Rritet bilanci i viktimave, shkon në 41 numri i personave të pajetë

Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që ra mëngjesin e së martës në vendin tonë.

Nga rrënojat e hotelit Miamar, është nxjerrë trupi i pajetë i një personi.

Mes viktimave, tashmë të identifikuara ka shumë fëmijë, gra, të rinj me ëndrra të ndërprera në mes, pse jo dhe  gjyshe heroina që mbrojtën me trupin e tyre nipërit, të cilët janë simbol i vazhdimit të jetës, se ka ende shpresë, pavarësisht kësaj tragjedie, nga më të rëndat që ka pllakosur vendin.

Kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar në Thumanë dhe në lagjen numër 18 në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë në banesën e familjes Lala në Kënetë, si dhe në hotelin Mia Mar, ku dyshohet të jenë nën rrënoja në total dhe 7 persona të tjerë.

Në Durrës, në total 16 viktima , të identifikuar si më poshtë :

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në  L 13  (Pedagog i Akademisë së sigurisë, u përcoll dje për në banesën e fundit në Kukës).

Amelia  Lala, 8 vjeç, gjetur në  L.17.

Sadik Qato, 85 vjeç,   gjetur në   L 13 (Gjyshi i Klajdi Qatos, i cili u shpëtua mrekullisht nga rrënojat e Hotel Palmës, i cili ishte në pronësi të familjes Qato).

Isah  Abazi, 29 vjeç, banues në L.13

Esiela  Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në   L 18.

Flatar  Zenelaj, 64 vjeç,  gjetur në   L 13

Eviola  Broshka, 28 vjeçe, gjetur në   L 18

Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në  L 18 (Vajza që dyshohet të jetë e dashura e Greg Ramës, mediat italiane kanë raportuar se ata frekuentoheshin preh vitesh me njëri tjetrin)

Sehadete  Lala, 79 vjeçe, gjetur në   L  18

Diana Karanxha, gjetur në  L  18 (30-vjeçarja, e cila u gjet e gjallë nën rrënoja, por humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Ajo mbante nën rrënoja dhe trupin e vajzës së saj 8-vjeçare)

Eduart Reçi, gjetur në   L  18 (Vëllai i Kristi Reçit)

Shemsedin Abazi,  gjetur  ne  L  13

Dolora  Reçi, 49 vjeçe,   gjetur në   L .18

Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe,  gjetur në  L  18.

Griselda  Lala vjeçe 22,  gjetur në   L. 17

Rozeta Meçe L 18

Krujë  –  23 viktima në total,  të identifikuar si më poshtë:

Bukurije   Leka

Erisa  Cara

Ariela  Lala 4 vjeçe

Fatmira  Cuka 44 vjeçe

Selvie Lala 77 vjeçe

Saimir  Greku

Kristjan Preçi 26 vjeç

Sardi Cuka 18 vjeç

Hajrie  Vata 65 vjeçe

Klevis  Çupi (Aliu)  34 vjeç

Drita Cakoni

Pëllumb Greku 57 Vjeç

Çelike  Grupieku  57 vjeçe

Hajredin  Çupi, 66 vjeç

Kastriot   Cakoni, 58 vjeç,

Fatmira Cara vjeç 54

Hasan Cara vjeç 16.

Roledi Vata vjeçe 3

Suada Hysa  vjeçe 18.

Ankthi Cara vjeç 65

Adelina  Kabili vjeç 20

Almir Cara vjeç 26

Stela        Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Lezhe  Mamurras

Ersid Agim Hoxhalli,… 32 vjec (i aksidentuar)