Rozafën e frymëzon Shkodra: Dashurinë për fotografinë, e trashëgova nga babai…

Shkodra është frymëzimi i saj dhe e shijon atë duke ecur në këmbë, por edhe me mjetin më të dashur për gjithë shkodranet biçikletën?.

Rozafa Shpuza nuk ndahet asnjëherë nga aparati i saj fotografi, dashuria e saj për fotografinë lindi që në fëmijëri, kjo si pasion i trashëguar edhe nga babai i saj?

“Unë jam mësu qysh në fëmini me pa babën tem tu ba fotografi. Babi im ka ba fotografi shumë të mira. Edhe më ka mësu ato rregullat e para të fotografisë, jo horizonti, drita etj. Mu më ka pëlqy fotografi gjithmonë dhe menzi ç?kam pritë me pas aparatin tem fotografik, që ka kenë një emocion i veçantë”.

Shtëpia e Shpuzajve ndodhet në qëndër të  Shkodrës në zonën më atraktive të qytetit, por në 2017-en, një shkëndijë elektrike e shkrumboi të tërën. Rozafa vendosi që shtëpine e babait, së bashku me gjitha kujtimet që barte me vete ajo, tashmë e bërë pluhur e hi ta kthej në një galeri, që e ka quajtu ?Oda??.

“Ky vendim erdhi në një çast shumë të vështirë, ndoshta njeriu pak kalon në jetë asi çaste ekstreme por mu më ndodhen! Erdha dhe pashë shkrumb edhe qiellin, dhe vetëm katër muret kishin mbetë. Në at trishtim temin se humba tanë kujtimet e prindërve, humba librat e babit, humba fotografitë tona të fminisë, humba ato gjanat e gjyshes që unë i kisha ruajt dhe shkruaja për to, se unë këtë shtëpi e kam pas vend ku kam marrë shumë muza, kam pas shumë krijimtari në këtë shtëpi, erdhe dhe nuk gjeta asgja! Atëherë më lindi një shkëndi, pse unë këtë shtëpi mos ti jap edhe një herë ngjyra, mos ti jap zana njerëzish, mos të fus zana njerëzish, artista që ato penelatat e tyne, mendimet e tyne pse mos ti fus në këtë shtëpi. Dhe thash OK unë do ta bëjë galeri arti dhe do ti jap edhe vetës, edhe shtëpisë edhe qytetit, një gja që nuk ishte deri atëherë, dhe me thanë të drejtën ma ka ndrru jetën për mirë”

Rozafa eksploron nëpër disa lloje të arteve, dhe frymëzimet tashmë ashtu si edhe në të kaluarën i gjente tek kjo shtëpi, ajo sërish i gjen, duke kujtuar të kaluarën, por me një stil të veçantë.

“Unë nuk di me e shpjegu se si vjen, se zakonisht, këto krijimtaritë janë spontane?. asht dicka që ndodh spontanisht, asht diçka e grumbullume ne shpirtë dhe shperthen dikund. Ndoshta pandemia ishte një periudhë që na kurrë ma parë nuk kishim perjetu  edhe nuk dishim çka ka me ndodhë pas kësaj, ishte një kaos, ishte një frikë, ishte një ankth. Në ato kushte të izolimit, se unë nuk jam mësu me u izolu, unë jam tip që udhëtoi shumë, mu më pëlqen me bisedu me njerëzit, me njoft njerëz të ri, me marr mendime. Aty mbeta komplet e izolueme, nuk e di kam marr bojna, letra, do telajo kisha i porosita dhe me gishta dhe me ato letrat e lagura, që i përdornim në pandemi. Dhe unë kam pikturu gjithçka ishte tu ndodh. Dhe nëse e shihni me vëmendje këtu janë do qafa të zgjatura, do sy pak të mëdhaj, se ishte ideja çka ndodh  mbas dritares, çka ndodh përtej shtëpisë tande, çka ka me ardh nesër, janë ndoshta autoprtrete, ose diçka që imagjinata jeme i ka kriju, por mu më kanë dhanë një adrenalinë të madhe”.

Poezia është një dashuri e madhe e saj, e lidh me atë çfarë sheh, çfarë fotografon, i kthehen kujtimet e fëmijërisë, shoqëria, lojërat e dikurshme në rrugicat e ngushta, dhe frymëzimin e gjen vetëm në qytetin e saj.

“Ajo ndodh vetvetiu, nuk ashtë se unë i kam vu vedit një qëllim. Shkodra asht ai qyteti që mu ma jep at shkëndinë për krijimtarinë teme. Më jep një emocion ndrysh prej tjerëve. Unë kam jetu 25 vite në Tiranë dhe nuk di a kam shkru pesë poezi për Tiranën. Asht një qytet që nuk më ka ba për vedi kurrë. Kurse Shkodra e ka at magjinë e ka at tharmin që mu me më ba me shkru. Unë e fotografoi e ndoshta në çast ulem e shkruj një varg për at gja që kam fotografu dhe që më ka ba përshtypje. Unë i kam shumë të lidhuna fotografinë dhe poezinë, fotografia ka shumë poezi dhe anasjelltas, ashtë diçka që ndodh ashtu. Nuk asht se unë du me ba ashtu dhe më vjen, dhe janë dy hobi aq të dashtuna për mu fotografia dhe poezia sa unë nuk mundem me i nda prej njani tjetrit. Prandaj ato shkojnë si dy shina treni”.

Rozafa ka botuar disa libra me krijimtarinë e saj letrare, me prozë poetike e titulluar “Kohë   ikonash”  si dhe librat me poezi “Anipse”, “Grizhlat” dhe I fundit është libri i saj me poezi ? Nana i qindiste kryq dimnat? ??

“Asht ajo shendileta që kena thanë, ato shtrojet që dikur nanat tona, thote kryq, shkote një kështu dhe një ashtu dhe krijote kryqat. Në bazë të kryqeve u krijonte si pazell ajo figura. Por kjo ishte metaforë, ishte si me thanë, shpriti jem, kujtimet e mija, janë brishtësitë që unë kam marrë prej fëmijërisë. Asht nana, pika ma e fortë e ma e butë e një familje, nuk e di asht diçka që ka lidhje me me mu personalisht asht krejt autobiografik ai liber ndoshta, ka lidhje me qytetin, me mu me kujtimet, ka lidhje me ato që kam humb”

Me aparatin e saj fotografik, Rozafa fotografon çdo gjë që e sheh, një derë, një rrugicë, personazhet janë ana më e fortë e saj, ato duket se portretizojnë një qytet më së miri me gjithë ngjyrat e jetës që nisin nga më të zbehtat e deri tek ato më me shumë dritë e jetë.

“Në Danimarkë kur shkova për një shkollë atje, ata na dhanë një pocket money për ne studentet e vendeve të lindjes. Dhe unë as që e kam mendu që me ato pare do blej ndonjë gjë tjetër. Gjaja e parë që kam ble ka kenë aparati fotografik, ishte i vogel me film, një parat që mu më ka ba me u ndi tjeter njeri, më ka dhanë një gëzim të madh. Dhe qysh atëherë, jam tu fol qysh në vitin 1994 unë nuk e kam lëshu ma aparatin prej dore.

Çdo kush rend që të krijoj një biznes, të shfrytëzoi të mirat materjale të krijoj një ekonomi të mirë për vete dhe familjen. Të sjell të ardhura ekonomike sa më të kënaqëshme. Ndërsa Rozafa ka zgjedhur që të siguroi kënaqësinë e shpirtit të saj, shtëpinë e babait ta bëjë galeri ti japin asaj kujtime të reja”

“Ma kanë thanë në fakt shumë njerëz, e çka don me ba tash, me çka don me e mbush këtë. Unë i përkas atyre njerëzve që e kam shumë të rëndësishme me pasunu shpirtin. Unë e kam shumë të rëndësishme me kenë e lumtur, me jetu çdo ditë me një energji të re, me një emocion, me një pozitivitet dhe kurrë nuk kishte me ma dhanë një xhep i mbushun se sa ma jep kjo. Unë kam prit këtu me dhjetra e dhjetra artist nga vendet e ndryshme të botës, që kurr nuk kisha pas mundësi me i pa. Kam pa mendimet e tyne, kam pa penelatat, kam pa shkrepjet e tyne, kam pa mënyren si ata e shohin realitetin. Nuk e di, ajo gumëzhimë e njerezve që shohin art këtu? këtu asht një vend krejt i vogël, por kur ai mbushet me artdashës, mbushte me art, kur ata artista vijnë e ikin të kënaqur këtu unë ndjehem mirë”.

Me biçikletën e saj syzet e diellit, bereten franceze në kokë dhe aparatin në dorë Rozafën e gjen çdo kund në çdo cep të Shkodrës, pasi ajo ndjek zërin e zemrës që të mos  resht së krijuari vargje dhe të shkrep fotografi. Ajo është një udhëtare që udhëton larg, me poezinë e saj, fotografinë dhe artistët e shumtë që vijnë në “Odë” të Rozafës./abcnews.al