Ronaldo fiton duelin e heshtur me Mesin, portugezi lë në hije yjet e PSG-së dhe shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes…

PSG ka fituar sot miqësoren e luajtur me lojtarët më të mirë të Al Hilalit dhe Al Nassr-it. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-5 kundër arabëve, ku spikati dueli i heshtur mes Ronaldos dhe Mesit.

Dy ikonat e futbollit që për 15 vite kanë dominuar botën e këtij sporti u vunë sot përsëri përballë njëri-tjetrit, duke u kujtuar tifozëve kohërat e vjetra të lavdishme.

Dueli i heshtur mes dy prej më të mirëve që ka njohur historia e futbollit është fituar nga Ronaldo. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka lënë në hije yjet e PSG-së dhe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Portugezi ka shënuar dy prej golave të skuadrës së tij, ndërsa Mesi shënoi vetëm një gol në këtë takim./Sport Ekspres/