Rinisja e shkollës në janar, Evis Kushi jep njoftimin…

Ministja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar nga Pusteci se shkollat nuk do të hapen më 4 janar siç ishte parashikuar.


Sipas Kushit, në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve është vendosur që shkollat në mbarë vendin të hapen më 11 janar.

Për vitin e ardhshëm shkolla nuk do të filojë në datën 4 siç ishte parashikuar në urdhrin fillestar, por në bashkëpunim edhe me Komitetin e Ekspertëve është vendosur të jetë data 11 janar. Në varësi të dinamikës së pandemisë, mund të ketë edhe vendime të tjera, por për momentin është data 11. Gjatë ditëve në vazhdim ne do të ofrojmë edhe çdo udhëzim tjetër që është i nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Kushi.

Ministrja Kushi ndodhej në Pustec, ku ka takuar presidentin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.