RENEA e 10-ta në botë mes 41 forcave speciale, pamjet nga gara në Dubai…VIDEO…

Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA morri pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai. Nga data 13 deri më 17 mars, forcat RENEA testuan aftësitë e tyre taktike dhe të armëve.

Bëhet fjalë për turneun “SWAT CHALLENGE” ku morën pjesë edhe 41 skuadra speciale nga e gjithë bota. Për 5 ditë forcat RENEA garuan edhe për qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor në situata të ndryshme.

Në ditën e parë të garës, forcat tona RENEA, u renditën të 10-tët duke lënë pas forcat speciale franceze “RAID” që janë të njohura në Europë. RENEA, thënë ndryshe Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur, janë elita e Policisë së Shtetit.

Në Dubai këto ditë është mbajtur edhe samiti botëror i Policisë ku i pranishëm ka qenë drejtori i policisë shqiptare Gledis Nano. Euronews Albania sjell pamjet dhe rezultatet.