Recital në kohën e koronavirusit, Bujar Qamili: Spektatori më i mirë, njerëzit që më ndjekin nga dritaret

Për herë të parë në jetën e tij, Bujar Qamili zhvillon një koncert recital pa spektatorë. Për këtë thotë se ndihet pak i shqetësuar, por thotë se spektatorët më të mirë do të jenë ata që do e ndjekin nga ballkonet dhe dritaret.

Bujar Qamili: Unë me thënë të drejtën ndihem pak i shqetësuar, sepse asnjëherë në jetën time, sidomos në qytetin ku kam lindur dhe jam rritur nuk kam dhënë koncerte pa spektator. Është hera e parë që unë këndoj në Shkodër në një koncert recital ku nuk do kem asnjë spektator. Spektatori më i mirë i ime sot do të jenë njerëzit në dritare, që do shohin këtë koncert në sheshin e Parrucës. Do të dëshiroja të ishte ndryshe. Por me kalimin e kësaj pandemie them që do ta bëj një koncert tjetër me gjithë mysafirët e mi.

Në këto ditë të vështira që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria po kalon, këngëtari i njohur i muzikës popullore shkodrane kishte një apel për të gjithë shqiptarët.

Bujar Qamili: Qëndrimi në shtëpi do të thotë një jetë më shumë. E kanë marrë vesh të gjithë se duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ju them edhe njëherë nëpërmjet valëve të televizioneve tuaj, qëndroni në shtëpi.