Reagon Alban Xhaferi: “Po krijojnë panik te ata që duan ta ndihmojnë me zemër Vllazninë”…

Padia që i ka bërë Këshilli Bashkiak i Shkodrës, kryebashkiakes Voltana Ademi, me pretendimin se kjo e fundit ka ndryshuar listën e anëtarëve te Këshillit Mbikëqyrës të klubit Vllaznia, ka bërë që të dalë me një reagim edhe sponosri i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

Ky i fundi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai bën thirrje që të mbyllen lojërat politike dhe t’i hapet rruga privatizimit të klubit.

“Këshilli Bashkiak apo Kryetaria e Bashkisë, asambleja e Vllaznise së futbollit?!

Lojërat politike te iniciuara nga këshilli që në fakt nuk prek thelbin por krijon një gjendje paniku tek çdo investitor, sponsor apo partner që do ta ndihmojë me zemër Vllazninë.

Zgjidhja e vetme për sukses te qëndrueshëm në planin sportiv, administrativ dhe financiar afatgjatë është kalimi i shumicës së aksioneve tek investitor serioz dhe korrekt.

Ky proces duhet te nisë menjëherë sepse Vllaznia ka mbetur skuadra e vetme e Superligës me aksioner 100% Bashkinë.

Ne do ta mbështesim fuqishëm Vllazninë e futbollit dhe ky sezon duhet të jetë fillimi i ndryshimit për ta çuar drejt fitoreve të mëdha”, shkruan Xhaferi.