Rama sot në Shkodër, nis turin e falënderimeve pas fitores në zgjedhjet lokale…

Turin e falënderimeve pas fitores së thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kryeministri Edi Rama do ta nisi nga Shkodra, pikërisht atje ku Benet Beci rrëzoi bastionin e PD-së me një fitore historike.

Sot në mesditë kryeministri do të ketë takime në Shkodër, ndërsa rreth pasdites do të ketë edhe takimin e falënderimit.

PS-ja fitoi zgjedhjet në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, përfshi edhe bastione të përhershme të të djathtës si Shkodra. BF mori 7 bashki dhe 1 bashki shkoi për partinë MEGA.