
Nga Justinian Topulli
Rama shantazhon myslimanët!
Së fundmi Kryeministri Rama, në diversionin e tij të radhës, për të delegjitimuar dhe baltosur protestën, ka përzgjedhur një postim të Hoxhë Mustafa Tërniqit, ku hoxha në fjalë kërkon në thelb të ruaj pavarësinë qytetare, sinqeritetin dhe shmangien e përçarjeve mes protestuesve.
Sigurisht që në postimin e hoxhës zor se gjen në të elementë për t’u bërë subjekt i diversionit të Ramës, por qëllimi nuk janë aspak fjalët e hoxhës, as ai vetë si person, por ato janë thjesht një pretekst, jashtë kontekstit, për të kërcënuar mbarë hoxhallarët dhe besimtarët myslimanë, që kanë dalë në protestë, si qytetarë të lirë e me të drejta të plota të këtij vendi.
Postimi i Ramës është një kërcënim i hapur e i turpshëm, ndaj mbarë bashkësisë myslimane shqiptare, që është përfshirë masivisht në këtë protestë, që është më qytetarja dhe më dinjitozja, që ka ndodhur ndonjëherë.
Rama kërkon të shkatërrojë thelbin e protestës, duke na folur për përçarje fetare dhe agjentë imagjinarë, duke kërcënuar me një gjuhë tipike komuniste, se hoxhallarët e kanë vendin në xhami dhe jo në sheshe dhe shoqëri, dhe se ata duhet të sillen si skllevërit dhe burracakët e tredhur të KMSH-së, që nuk hapin gojën për asgjë, që i lëpihen sionistëve, si Rama, dhe që janë njëlloj si ata “hoxhallarë” që në 1967 i mbyllën xhamitë, se kështu ua kërkoi partia në pushtet e kryeministrit.
Por Edi Rama kalon edhe më tej, në një shantazh të hapur e të turpshëm personal, duke përdorur pushtetin e tij si kryeministër, se ai di shumë gjëra për hoxhën, apo më saktë për myslimanët, dhe se “toleranca” e tij në këtë drejtim nuk është dobësi!
Si hoxhë, dua t’i them kryeministrit se duhet t’i kthesh historisë, dhe të shohësh se për themelimin e këtij shteti, që t’i e qeveris sot si çifligun tënd, kanë kontribuuar dhe kanë dhënë jetën të gjithë ata hoxhallarë që nuk qëndruan vetëm brenda mureve të xhamisë, siç kërkon ti dhe paraardhësit e tu komunistë.
Nuk na e ndjen për shantazhin dhe kërcënimet e tua, edhe sikur ta paguajmë me jetë.
Ti dhe klani yt i korruptuar duhet ta lini Shqipërinë të lirë, nga qeverisja juaj, sepse shqiptarët nuk iu duan.
Kaq.
Ky është thelbi i kërkesës së shqiptarëve, që kanë dalë në protestë.




