Rama dhe Bekim Balaj nuk i kanë kursyer batutat mes njëri- tjetrit sa i përket “Air Albania Stadium”

Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj lidhur me ”Air Albania Stadium” është shprehur para kryeministrit Rama se stadiumi Arena Kombëtare është si një stadium jashtë shtetit. 

“Ndjesia e parë për ne është sikur po luajmë jashtë shtetit. Jemi mësuar që në stadiume të tilla të luajmë vetëm në ndeshje jashtë”.- tha Balaj. 

Ndërkohë Rama i ka thënë sulmuesit shkodran se ” Ja u sollëm edhe stadiumin jashtë shtetit, jo vetëm të luani në stadiume të tilla jashtë shtetit”. Por batutat nuk ngelën me kaq. Rama iu rikthye Balajt përsëri kësaj radhe referuar golave 

“Air Albania është për fluturime në ajër. Por edhe ty për në ajër të kemi se në tokë ti nuk kap gjë, të paktën kap ndonjë gjë në ajër.”