Qéllon dhe fyen gjyqtarin, përfundon në komisariat futbollisti i Ades së Velipojes…

Një lojëtar i skuadrës së Adës së Velipojës ka përfunduar në komisariat pas ndeshjes me Gramshin, në Kategorinë e Dytë.

Kjo sepse, 29-vjeçari V.P ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, 32-vjeçarin me iniciale B.L., pasi nuk ka qenë dakord për ekzekutimin të një penalltie.

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.