Pukë/ Arrestohet një 39 vjeçar, tentoi të perdhunojë një 43 vjeçare…

Pukë

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.