Puka e Elbasani “leksion” bashkive të tjera, orienton qytetarët për lëvizje

Nga dita e martë ky që duket në foton kryesore do të jetë standarti i vendosjes së njerezve edhe pranë pikave të shitjes që janë të hapura në territorin e bashkisë Pukë.

Pikat e verdha do të jenë si vijat e bardha, apo si semafor, të detyrueshme për ti respektuar të gjithë, ndërkohë nuk do të mungojnë masat ndëshkimore për ata që nuk I respektojnë.

Deri në rikthimin në normalitet na duhet të bashkejetojmë me rregulla të reja, thonë përfaqësues të bashkisë.

Puka bashkë me Elbasanin ( qe e falenderoi Rama ) janë shembulli konkret sesi mund të orientosh qytetaret dhe ti bësh ata të kenë kujdes në këto ditë të vështira duke shërbyer edhe si leksion për bashki të tjera të mëdha, në rastin konkret edhe Shkodra që ka pasur shumë probleme me disiplinën e qytetareve.

Puka ishte ndër të parat qytete që u prek nga Covid-19 por falë punës së institucioneve dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve numri i të prekurve deri tani është vetëm 4.

Fotografia e Edi Rama