PSD DHE PS FESTOJNË FITOREN HISTORIKE TË VAU DEJËSIT…

Fitorja historike e të majtës në bashkinë Vau Dejës nga kryetari i zgjedhur tashmë Kristian Shkreli u festua mes qindra banorëve të cilët iu bashkuan kësaj feste. Pas kësaj fitoreje të thellë, kryetari i ardhshëm i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli falenderoi të gjithë ata që kontribuan ndërsa deklaroi se do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve….

Në këtë fitore të PS në Vau Dejës mbështetja më e madhe është e Partisë Social Demokrate dhe kryetarit të saj Tom Doshi i cili tha se tashmë Vau Dejësin e presin projekte të mëdha. Deputetë të PS dhe kryebashkiaku aktual Mark Babani i uruan suksese kreut të ri të bashkisë Vau Dejës duke thënë se do jenë një mbështetje për të…

Festa për fitoren e Kristian Shkrelit si kryetar i bashkisë Vau Dejës vijoi për disa orë me radhë si shenjë falenderimi për punën e gjithsecilit.