“Projeksion mbi Liqen” / Një qasje ndryshe në mbrotje të Liqenit të Shkodrës…

Shpërndaje

Liqeni i Shkodrës është në qendër të një projekti mjedisor dhe kulturor që po zbatohet nga DRTK Shkodër, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), Bashkinë Shkodër, shkollat e mesme të qytetit dhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

 I emërtuar  “Projeksion mbi Liqen”, projekti ka si qëllim pastrimin e brigjeve të liqenit, evidentimin e vlerave natyrore dhe kulturore të tij, si dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen e kësaj pasurie të rrallë natyrore.

Një nga komponentët më të veçantë të projektit është përfshirja aktive e nxënësve dhe studentëve në krijimin e një instalacioni artistik në formë mozaiku qw do tw realizohet duke kryesisht materiale plastike të pikturuara, të mbledhura gjatë aksioneve të pastrimit të brigjeve të liqenit.

Projekti synon të ndërthurë mbrojtjen e mjedisit me artin dhe edukimin qytetar, duke vënë në fokus Liqenin e Shkodrës , që pritet të përfshihet së shpejti nën mbrojtjen e UNESCO-s si Rezervë Ndërkufitare e Biosferës.

Shpërndaje