Prezantohet stafi drejtues i Vllaznia U 21…

Klubi Vllaznia ka prezantuar trajnerin angez të 21 vjeçarëve anglezin Dean Sibson i cili prej disa kohësh ndodhet në Shkodër duke stërvitur këtë ekip. Sibson i cili ka një eksperiencë me disa ekipe n Angli, Suedi dhe Finlandë tashmë i bashkohet akademisë Vllaznia me idenë për të dhënë kontributin e tij dhe lojtarët e rinj të arrijnë një nivel sa më të lartë dhe të jenë të gatshëm për ekipin e parë të Vllaznisë

Drejtori sportiv i Vllaznisë Matko Djarmati thotë se lojtarët e Vllaznisë të cilët nuk do kenë minuta në ekipin e parë mund të luajnë tek 21 vjeçarët dhe ky është një shans i mirë për të rinjtë thotë Djarmati dhe jo një degradim siç mund ta mendojë dikush

Pjesa e stafit të 21 vjeçarëve është edhe trajneri i ri i talentuar ish futbollisti Ergi Borshi.  21 vjeçarët e Vllaznisë nga nesër nisin kampionatin nga ku synojnë fitimin e trofeut si dhe për të mbajtur lojtarët në një gjendje sa më optimale dhe në gatishmëri për ekipin e parë.