“Presidenti i parë evropian”, Abazoviç uron Milatoviçin: Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur…

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka përgëzuar Jakov Milatoviçin pas fitores që ky i fundit arriti në zgjedhjet presidenciale duke mposhtur Milo Gjukanoviçin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç u shprehj se Milatoviç është presidenti i parë pro-evropian në historinë e Malin e Zi.

Sipas tij, tanimë Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur dhe do të punohet për një shtet evropian.

“Fitore! Përgëzoj Jakov Milatoviç për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni ka përfunduar. . Do të punojmë së bashku për një shtet evropian”, shkroi Abazoviç në Twitter.