Prefektja e Shkodres mbledhje me disa drejtori të Qarkut, për situaten e emergjencave…

Në rolin e Kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile, Prefektja e Qarkut Shkodër, zj. Majlinda Angoni zhvilloi një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të Autoritetit Verior Rrugor, OST, Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Drejtoria Vendore e Policisë, Shkodër si dhe OSHE.

Fokusi i takimit, ishtë koordinimi i punës dhe nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e detyrimeve ligjore nga secili institucion, për menaxhimin e situatës së pritshme të emergjencave si pasojë e uljes së temperaturave, në të gjithë territorin e QarkutShkodër.

Në cilësinë e drejtuesit të OSHE për Shkodrën, z. Armand Zhuka nënvizoi gadishmërinë e grupeve të punës të angazhuar në terren për riparimin e defekteve, ku pavarësisht vështirësive janë mbështetur me një mjet vinç të kalueshmerisë së lartë, të vënë në dispozicion nga Bashkia e Malësisë së Madhe.

Përfaqësues nga Autoriteti Verior diskutuan mbi problematikën e segmentit rrugor në Bashkinë Fushë Arrës (Krye Hadroi-Qafë Benë) për të cilën akoma nuk është konfirmuar nga ARSH, kontrata me sipërmarrësin.

“Të inspektohen kompanitë e kontraktuara në akset nacionale/rurale, për depozitimin e granilit, kripës, dhe të ndiqet përfundimi i kontratave me kompanitë sipërmarrëse (Segmenti Kryehadroi-Qafë Benë).” – theksoi Angoni.

Krahas kësaj, Prefektja Angoni kërkoi të shfrytëzohen maksimalisht burimet e brendshme OSHE, për gjetjen e mjeteve efikase dhe specifike për riparimin e defekteve në zonat me veshtirësi kalueshmerie, për shkak të dëbores, duke evidentuar si të rëndësishme mbajtjen nën kontroll të kalueshmërisë së urave dhe pajisjen e tyre me kripë.

Më tej, Prefektja Angoni, tërhoqi vemendjen dhe kërkoi, koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit të ndersjellë në kohë reale me Institucionin e Prefektit, për monitorimin në vazhdimësi të situatës.