Postribë/ Punime në rezervarin e Shtodrit, banorët e Mes-Myselimit në protestë…VIDEO

Banorë të fshatit Mes-Myselim të njësisë Postribë kanë zhvilluar një protestë për shkak të një ndërtimi që ka nisur të bëhet pranë rezervarit tek kanali i Shtodrit. Banorët shprehen se nuk e kanë idenë nëse është një investim i institucioneve shtetërore apo është një ndërtim privat por ata kanë dyshime se e gjithë ajo zonë do të rrethohet duke bllokuar edhe rrugën që të nxjerr në pjesën e kodrës pranë rezervarit duke mos qenë aspak dakord

Kryeplaku i fshatit Çavoni ka dyshime të forta se aty për momentin po bëhet disa investime për rezervatin pas një tenderi në Ministrinë e Bujqësisë por më pas i gjithë rezervari mund t’i kalojë privatit gjë për të cilën banorët nuk janë dakord sepse kanë tokat e tyre si dhe bllokohet e gjitha rruga dhe pjesa e malit.

I pyetur mbi kete proteste te banoreve dhe punimet qe po kryhen aty, Kryetari I Njesise Administrative Postribe, Altin Shabaj thote se rezervuari eshte objekt I rendesise se vecante i kategorise se pare ndaj ishte mese e nevojshme rrethimi dhe ndricimi I tij. Ndersa sa I takon bllikimit te rruges ai ka folur me vete drejtuesit e firmes dhe nuk behet fjale te kete bllokim rruge ne te kundert do te behet edhe ai pale me banoret

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë që punimet të vijojnë në rast se ka tendecë që rezervari i Mes-Myselimit të privatizohet.