Policia e Shtetit publikon masat e reja për qarkullimin me automjete

Policia e Shtetit/ Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19:

Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Përjashtohen nga ky rregull:

  • mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet;
  • Policia e Shtetit;
  • Forcat e Armatosura;
  • SHPSF-të;
  • Policia e Burgjeve;
  • Njësitë kritike të shërbimeve shtetërore;
  • Kompanitë mediatike;
  • Personat e përfshirë në listat e bashkive për shërbime;
  • Shërbimet në banesë (delivery)

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit pezullohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.