Policia e shkodrës jep versionin zyrtar për zjarrin e rënë në çadrat e komunitetit Rom…

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.