Policia e Shkodres arreston 33 vjeçarin e shpallur në kërkim për vjedhje…

DVP Shkodër

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, bashkia Malësi e Madhe, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në datën 11.01.2022, ka vjedhur disa bizhuteri dhe një sasi parash në banesën e shtetasit H. P.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve në këtë vjedhje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.